Dita e parafundit e fushatës zgjedhore

Dy ditë deri në fund të fushatës zgjedhore sot partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare vazhdojnë me prezantim të programeve të tyre zgjedhore para qytetarëve.
– Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi sot pasdite do të jetë prezent në qytetin e Tetovës
– Lideri i BDI-së Ali Ahmeti do të jetë prezent në një tubim me banorët e Shipkovicës, ndërsa ditën e fushatës do ta përfundojë me një tubim qendror në qytetin e Gostivarit.
– Rilindje me Besë do të mbajë tubim në Çair.
– Tubim qendror në Shkup do të mbajë Aleanca për Shqiptarët.
– Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE, do të mbajë mitingje në Butel, Gazi Babë dhe Shuto Orizare.
– Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” në mitingje në Radovish dhe në Strumicë.
– Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev do të ketë takime me përfaqësues të Odave ekonomike të Maqedonisë.
– Karvani zgjedhor i Koalicionit për Ndryshime dhe Drejtësi, i kryesuar nga Lidhja Demokratike do ta mbajë tubimin përfundimtar parazgjedhor në Shkup.
– Koalicioni “VMRO për Maqedoninë” do të ketë takime me qytetarë në komunën Gjorçe Petrov.
Fushata për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni filloi më 21 nëntor dhe zgjat deri nesër, e premte, 9 dhjetor, në mesnatë./