Lajm Pikëllimi: Ndërroi jetë veterani i arsimit Sabri Ramizi

618

Sot në moshën 88 vjeçare ndërroi jetë veterani i arsimit Sabri Ramizi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 26.03.2019 në namazin e drekës ora 12:00.

Furneali niset nga shtëpia e të ndjerit në rrugën 116 në afërsi të varrezave të qytetit.

Sabri Ramizi lindi në vitin 1931 në fshatin Shipkovicë të Tetovës. Semimaturën e kreu në gjimnazin e Tetovës dhe shkollën e mesme Normale më 1950 në shkollën e mesme “Nikolla Karev” në Shkup.

Për herë të parë si mësues u emërua në Gjenovicë të Poshtme të Gostivarit në vitin shkollor 1950/51, pastaj në Veshallë të Malësisë së Sharrit, Xhepçisht, dhe prej vitit 1958/59 deri në vitin 1987 punoi si mësues në shkollën fillore “Liria” në Tetovë nga ku edhe u pensionua para kohe.

Comments