Aksident zinxhiror në Gjorçe Petrov, përfshihen katër vetura
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 22:00 në lagjen “Ghorçe Petrov”, ku janë përfshirë katër vetura, raporton Fakti Ditor.
Katër persona janë marrë nga ekipet e emergjencës, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Të lënduarit e tjerë janë dërguar në spital me vetura private.
Sipas informacioneve fillestare, në aksident janë përfshirë persona nga Kondova dhe nga fshati Gllumovë./Faktiditor.info/



