Barcelona: Ja sa kushton Coutinho

717
fresco

Skuadra katalane ka vendosur në shitje yllin brazilian, Philippe Coutinho.

Mediet në Spanjë raportojnë se Barcelona ka ndarë mendjen, për të vendosur në shitje Coutinhon, që në vitin 2018 u transferua në ‘Camp Nou’ nga Liverpool për 160 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Vlera e brazilianit nga Barcelona cilësohet 110 milionë euro.

Për shërbimet e Coutinhos, interesim ka shprehur Chelsea, që po kërkon një zëvendësim për Eden Hazard, që do t’i bashkohet Real Madridit.

Paratë nga shitja e Hazard, Chelsea mund t’i përdorë menjëherë në transferimin e Coutinhos./Lajmi.net/

Comments