Këta janë heronjt që qëndruan 10 orë në minus 25 gradë dhe shpëtuan një njeri në Kodrën e Diellit (FOTO/VIDEO)

316

Tre alpinist të guximshëm, Damjan Karlovski, Senad Idrizi dhe Bozhidar Pranjiq ia shpëtuan jetën 17 vjeçarit që dje u përplas në një guri në Malin Sharr, transmeton TetovaSot.

Ata dhanë gjithçka nga vetja për t`ia shpëtuar jetën Kikos në të ftohtin me temperaturë minus 25 gradë.

Për 10 orë, sa i është dashur helikopterit për të ardhur dhe për ta marrë të plagosurin, ata e kanë ngrohur me trupat e veta që të mos ngrijë krejtësisht.

Comments