Pedro thyen rekordin që nuk e ka bërë asnjë lojtar në histori

662
fresco

31-vjeçari është bërë futbollisti i parë në historinë e futbollit që i ka fituar pesë trofetë më të mëdhenj në botën e futbollit.

Anësori spanjoll e ka fituar tre herë titullin e Ligës së Kampionëve me Barcelonën, ndërsa me ‘Blutë’ triumfoi në Premierligë dhe Ligën e Evropës, përcjell lajmi.net.

Jashtë karrierës së tij me klube, Pedro e kishte fituar titullin e Kupës së Botës në vitin 2010 dhe titullin e Kampionatit Evropian në vitin 2012 me Spanjën.

Pas ndeshjes të së mërkurës, spanjolli u shpreh shumë i kënaqur që e shtoi edhe medaljen e artë të Ligës së Evropës në listën e sukseseve të shumta gjatë karrierës së tij.

“Mund të pensionohem tani”, u tall ai, teksa nuk përmbahej dot nga emocionet e fitores.

Comments