
Napoli ka bërë zyrtare firmën me Giovanni Di Lorenzo për 9.5 milionë euro, i cili vjen nga Empoli dhe luan si mbrojtës i krahut të djathtë, pikërisht në të njëjtin pozicion që luan edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, që është në prag të largimit nga skuadra napolitane.
25 vjeç, mbrojtës i djathtë, futbollisti i Empolit vjen nga një sezon i shkëlqyer, edhe pse skuadra e tij ra në Serinë B. Di Lorenzo luajti 37 ndeshje të plota (vetëm 1 më pak se rekordmeni Caputo), shënoi 5 gola e dha 3 asiste, ndërsa e mbylli me vetëm 8 kartonë të verdhë.