Barca dëshiron rikthimin e Neymar, e fut në ofertë edhe yllin e skuadrës
Ylli brazilian po kërkon largimin nga PSG, pas qëndrimit dy vjeçar.
Ishte viti 2017 kur PSG pagoi Barcelonës klauzolën prej 222 milionë euro të Neymar, për të bërë brazilianin lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit.
Kur kanë kaluar dy vite nga ky transferim, Neymar po kërkon rikthimin në ‘Camp Nou’, për të luajtur sërish me Lionel Messin dhe Luis Suarez.
MundoDeportivo shkruan se Barcelona ka vendosur të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të Neymar në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.
Për ta bërë më lehtë arritjen e marrëveshjes, Barcelona do të përfshijë në ofertë edhe shërbimet e mesfushorit kroat, Ivan Rakitic.



Comments are closed.