ZYRTARE: FIA vendos, Verstappen fiton Çmimin e Madh të Austrisë

385

Verstappen rrëmbeu fitoren e gjashtë në karrierë vetëm dy xhiro pa përfunduar gara, kur parakaloi Charles Leclerc – njëherish ky ishte momenti i incidentit për të cilën FIA vonoi për vendimin.

Leclerc edhe njëherë humbi shansin për të fituar një garë për herë të parë në karrierë në fundin e saj, raporton lajmi.net.

Podiumi u plotësuar nga Valtteri Bottas i Mercedes, me këta të fundit që sot patën paraqitje zhgënjyese.

Sebastian Vettel përfundoi në vendin e katërt, ndërsa Lewis Hamilton i cili u penalizua gjatë kualifikimeve zyrtare u rendit i pesti, gara më e dobët për britanikun këtë edicion.

Comments