Kryeministri Ramush Haradinaj ka ngritur lartë figurën e dëshmorëve Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj të cilët ranë në Betejën e Shekullarit.

Haradinaj deklaroi se Kosova po ua lanë sot një borxh duke i rivarrosur me nderimet më të larta, në tokën për të cilën ata flijuan jetën e tyre 75-vjet më parë.

“Përpjekjet për të drejtën e shqiptarëve kanë njohur luftëtarë trima, si komandantin Xhemë Bajraktari dhe bashkëluftëtarin e tij, Azem Gjelaj, dëshmorë të Betejës së Shekullarit, të cilët me qëndresën e tyre heroike vendosen me gjak kufijtë e atdheut” , shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë: