E FUNDIT/ Përfshihet nga flakët Bashkia e Durrësit

443

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme Bashkinë e Durrësit.

Mësohet se një vatër zjarri është regjistruar brenda godinës, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur me shpejtësi një makinë zjarrfikëse, që po punon për neutralizimin e flakëve.

Zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës, ndërsa nga flakët rrezikohen një sërë dokumentacionesh të këtij institucioni.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ka dyshime se flakët mund të jenë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike.

Comments