Aksidenti rrugor i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar në Itali
Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar në Itali. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bari, ku i riu ishte duke shkuar në punë kur është aksidentuar.
Makina e viktimës është përplasur me një tjetër automjet dhe siç shihet nga fotoja, përplasja ka qenë aq e fortë sa 20-vjeçari shqiptar ka gjetur vdekjen në vend.
Për nxjerrjen e trupit nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Muaji i fundit në Itali ka qenë i ngjashëm me një bilanc lufte, nëse marrim në konsideratë numrin e lartë të shqiptarëve kryesisht të rinj, që kanë humbur jetën në aksidente rrugore ose rrethana të tjera.

