Një i vdekur dhe dhjetë të lënduar në aksidentin në Strumicë

600

Një person e ka humbur jetën, ndërsa dhjetë të tjerë kanë marrë lëndime më të rënda dhe të lehta në aksidentin që ndodhi rreth orës 18:50 në rrugën magjistrale Strumicë – Radovish, para udhëkryqit për në fshatin Vasilevë, ka bërë të ditur Njësiti territorial kundër zjarreve në Strumicë e cila në nxjerrjen e të pësuarve ka përdorë mjete speciale hidraulike.

Sipas dëshmitarëve okularë, në një automjet ka pasur emigrantë të cilët janë transportuar me shpejtësi. Duke ikur nga policia, së pari ka goditur në automjetin ku ka qenë viktima, ndërsa pesëdhjetë metra më pas ka dalë nga rruga dhe është përplasur në mur.

Trafiku drejt Strumicës është në ndërprerje dhe i orientuar në rrugën e vjetër përmes fshatit Dobrejci.

Comments