Zgjedhjet lokale/ ASH nuk përjashton bashkëpunime me parti të tjera përpos me Alternativën

428
fresco

Aleanca për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme lokale do të paraqitet në koalicion me Alternativën, por mbetet e hapur për bashkëpunim edhe me parti të tjera politike.

Siç theksojnë burime të partisë në brifing me gazetarët kryesia e ASH-së nuk do t’ua shkurtojë të drejtën kandidatëve të tyre për kryetarë të komunave të koalicionojnë dhe të bashkëpunojnë me të gjithë qytetarët dhe partitë politike.

Ata thonë se bashkëpunimi në politikë nuk është gjë e keqe dhe ofrojnë bashkëpunim, por u mbetet partive të tjera t’u përgjigjen ofertave të tyre dhe dorës së shtrirë.

Megjithatë nga partia thane se nuk do të lejojnë të përfshihen në “çfarëdo lloj qulli”, duke theksuar se ka ardhur koha kur politika duhet të jetë punë e pastër për t’u siguruar shoqëri e pastër dhe respektim I të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Aleanca për shqiptarët në periudhën në vijim do t’I kumtojë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, duke cekur se qytetarët mund të shihen çdo ditë se si menaxhohen punët në ato komuna me të cilat udhëheqin kuadro nga radhët e tyre dhe të bëhen krahasime me të tjerët.

Sipas partisë, me vendosjen e rregullës për marrje të shenjave të gishtit votuesve në zgjedhjet lokale do të pamundësohet manipulimi dhe keqpërdorimi me votat, që vlerësohet si lajm I mirë për ndryshime në shoqëri.

Lidhur me ribrendimin e BDI-së, nga Aleanca për shqiptarët konsiderojnë se bëhet fjalë për procedure të qëllimtë në prag të zgjedhjeve lokale, duke cekur se kjo parti I ndryshon qëndrimet në pajtim me nevojat.

ASH nuk heqë dorë nga Ligji për shtetësi dhe I bën thirrje të Majtës të tregojë mature dhe përgjegjësi dhe t’I tërheqë amandamentet e parashtruara ndaj kësaj zgjidhjeje ligjore dhe pret që para deputetëve ai të parashtrohet me flamur evropian

Comments