ZYRTARE: Ronaldo largohet nga Manchester United

282

Cristiano Ronaldo nga tani e tutje është lojtar i lirë.

Klubi i Manchester Unitedit ka njoftuar këtë të martë se ka shkëputur kontratën me portugezin, shkruan Gazeta Express.

“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm.

Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford”, thuhet në njoftimin e klubit.

Comments