Vodhën një telefon në Prizren, policia kërkon ndihmë për identifikimin e tri grave

200

Policia në Prizren është duke kërkuar identifikimin e tri grave të cilat dyshohet se kanë vjedhur një telefon në një prej qendrave tregtare.

Aty dyshohet për veprën “Shpërdorim të pasurisë së huaj”, transmeton KlanKosova.tv.

“Me datën 29/12/2022 në ora 23:45, ankuesi B.M. ka raportuar se gjatë blerjes të gjësendeve në qendrën tregtare “Lorik”, në rr. “Wesli Klark”, Prizren , e kishte lënë telefonin Samsung A11 ku pasi kishte qenë duke e kryer pagesën, e ka lënë telefonin në tavolinë dhe në ato momente tre femra të dyshuara, të panjohura e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali”, njofton policia.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kanë informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojnë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Comments