Ambasadori i Kosovës viziton Xhaferin, flasin për marrëveshjet RMV-Kosovë

197

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka vizituar sot në Qeverinë e Maqedonisë për ta uruar Talat Xhaferin pas marrjes së pozitës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Shkup, thuhet se në takim është rikonfirmuar vazhdimi i bashkëpunimit dhe dinamizimit të agjendës dypalëshe.

Gjitashtu janë përmendur edhe marrëveshjet dhe projektet që presin zbatim, sikurse krijimi i pikave të përbashkëta kufitare.

“Nga takimi urues i Ambasadorit Qehaja me Kryeministrin e ri Talat Xhaferi rikonfirmuam vazhdimin e bashkëpunimit edhe në kapacitetin e ri në funksion të dinamizimit të agjendës bilaterale. Të dyja vendet tona kanë vizion dhe vlera të qarta pro evropiane të cilat do të vijojmë ti kultivojmë së bashku”, ka shkruar faqja e Ambasadës së Kosovës në Shkup.

Krahas një numri të madh të marrëveshjeve, presim me padurim zbatimin e marrëveshjes për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboqicë, marrëveshje kjo e nënshkruar rishtazi nga të dyja Ministritë e Brendshme që pritet të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve.

Në takim Ambasadori Qehaja u shoqërua nga Konsulli Podvorica”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Comments