Ministri gjerman i Mbrojtjes viziton sot Kosovën

191

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius do të vizitoj sot Kosovën.
Gjatë kësaj vizite, Pistorius do të takohet me Presidenten dhe Kryeministrin e vendit.

Takimi i parë do të mbahet me Presidenten Osmani në Presidencë, i cili do të filloj nga ora 11:00.

Pas këtij takimi do të mbahet një konferencë për media.

Agjenda e Ministrit gjerman do të vazhdoj me takimin me Kryeministrin Kurti, i cili do të filloj nga ora 12:30.

Ministri gjerman në Ministrinë e Mbrojtjes do të pritet me ceremoni zyrtare, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, nga ora 13:30. /Lajmi.net/

Comments