Hovenier pas takimit me Kurtin: Nëse Qeveria nuk bashkëpunon me ne, kjo do të ndikojë në partneritetin tonë
Ajo që mund të them është se shpresojmë që Qeveria e Kosovës, do të jetë partnere me ne në këtë çështje. Kjo është ajo që po kërkojmë si pjesë e partneritetit tonë dhe kjo varet nga gatishmëria e Qeverisë për t’u treguar partnere në adresimin e këtij shqetësimi dhe kjo do ta riforconte partneritetin tonë. Ndërkohë nëse Qeveria nuk dëshiron të bashkëpunojë në këtë çështje shumë të ndjeshme, kjo do të ketë një ndikim të kualitetin e partneritetit tonë.
Kështu tha ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, pas një takimi të jashtëzakonshëm me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e dinarit.
Tutje ai tha, përcjell Periskopi:
Isha me kolegët e mi për një takim me kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Murati, se si mund të sigurohemi lidhur rregulloren e re të BQK-së të mos ketë efekt në shoqërinë kosovare.
Implementimi i kësaj rregulloreje ndër komunitetin serbë në Kosovë.
Kemi shprehur shqetësimet tona lidhur me implementimin e kësaj rregullore dhe kërkojmë që të pezullohet implementimi i saj.
Cka respektojmë absolutisht, është implementimin e plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe pavarësinë e BQK-së, në fakt ne kemi ndihmuar të gjitha këto institucione dhe natyrisht që mbështesim edhe përpjekjen për të luftuar krimin financiar, terrorizmin etjerë.
Por mendojmë se nuk janë marrë parasysh disa shqetësime të komunitetit (serb) lidhur me implementimin e kësaj rregulloreje./Periskopi

