Aksioni i madh i Speciales, ZPS-ja del me detaje

130
fresco

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion të gjerë në Kosovë duke arrestuar disa persona si të dyshuar.

Deri më tani në pranga kanë përfunduar Isni Klialj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu.

midle

Përkitazi me rastin është deklaruar edhe ZPS-ja, transmeton IndeksOnline.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Comments