“Qe 14 orë pa rrymë” – reagon Haradinaj: Tri palë janë të lumtura sot dhe e di që e dini

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas reduktimeve me energji elektrike në disa pjesë të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Fushë Kosova është që 14 orë pa rrymë. Ndërsa ka shtuar se 220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak në Kosovë, e në anën tjetër thonë se ka mbingarkesë.
“Fushë Kosova që 14 orë pa rrymë! Si ka mundësi që është rritur konsumi, kur dihet se një pjesë e madhe e popullsisë ka migruar jashtë vendit, duke bërë që kërkesa reale të jetë më e ulët? 220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak në Kosovë, e në anën tjetër thonë ka mbingarkesë. 3.5 milionë euro vetëm sot është vlera e blerjes së rrymës. Populli e paguan rrymën trefish më shtrenjtë. Veç tre palë janë të lumtur sot, dhe e di që e dini: MT, G, AK”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.