Një 10 vjeçarë nga Maqedonia këtë vit do të shkojë në HAXH

Këtë vit, mbi dy mijë besimtarë do të nisen nga vendi ynë për pelegrinazh dhe do të vizitojnë vendet e shenjta myslimane, që është një numër identik me vitin e kaluar, tha Irsal Jakupi, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame.
“Numri është plotësuar në përputhje me kuotën e përcaktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite, dhe këtë vit do të ketë 2.020 besimtarë nga vendi që do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta, megjithëse janë regjistruar më shumë. Numri është i njëjtë me vitin e kaluar. Besimtarët do të udhëtojnë nga data 24 maj, me 11 fluturime çarter, secila me nga 180 pasagjerë. Ata janë të moshave të ndryshme, më i vjetri është mbi 80 vjeç dhe më i riu është 10 vjeç”, thotë Jakupi për AIM-n.

Çmimi për shkuarje në Haxh është 6.700 euro, që është 150 euro më i lartë krahasuar me vitin e kaluar. Vitin e kaluar, 2.030 besimtarë kryen shtyllën e pestë të Islamit, që ishte më shumë se dyfishi i numrit në vitin 2022, kur kishte 919 besimtarë në vendet e shenjta.
Festa e madhe e Kurban Bajramit bie më 6 qershor këtë vit dhe festohet gjithmonë katër ditë.