NATO zbulon avionin spiun rus mbi Detin Baltik, forcat gjermane mobilizohen

129
fresco

Dy avionë luftarakë gjermanë të tipit Eurofighter u mobilizuan dje për të ndaluar një avion zbulues rus që fluturonte mbi Detin Baltik, sipas medias gjermane Deutsche Welle.

Komanda ajrore e NATO-s dha urdhrin për të gjurmuar avionin, i cili po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare me transponderët e tij të fikur dhe pa paraqitur një plan fluturimi.

Dyshohet se Moska përdor avionë të tillë për të mbledhur informacione rreth aktivitetit ushtarak të NATO-s në bregdetin Baltik, veçanërisht në Poloni, Gjermani, Danimarkë dhe Suedi.

Comments