Vërshime nga reshjet e shiut, situatë e rëndë në Drenas (Pamje)
Shirat e pandërprerë kanë shkaktuar vërshime nëpër disa pjesë të Kosovës. Me situatë të rëndë po përballet edhe komuna e Drenasit.
Që nga nata e mbrëmshme, shiu u pandërprerë, ka bërë që atje të ketë vërshime.
Mediumi lokal Drenica Online, sjell pamje nga këto vërshime.
Sipas mediumit, pamjet janë dërguar nga banorët nga ballkonet e shtëpive në Drenas, ku sipas tyre situata nga reshjet po bëhet e vështirë.

