Katër astronautë kthehen në Tokë pas një muaji në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

112

Katër astronautë që u larguan nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) një muaj më parë janë kthyer në Tokë, duke u ulur në ujërat pranë brigjeve të Kalifornisë.

Ekuipazhi i 11-të u shkëput nga kapsula Dragon Endeavour dhe u ul rreth orës 01:30 sipas orës lokale (09:30 GMT), pas një udhëtimi prej rreth 11 orësh nga hapësira drejt Tokës.

Image

Astronautët amerikanë Mike Fincke dhe Zena Cardman, astronauti japonez Kimiya Yui, si dhe kozmonauti rus Oleg Platonov, kishin mbërritur në ISS më 1 gusht, ku pritej të qëndronin për një mision standard prej rreth gjashtë muajsh e gjysmë.

 

Image

ISS orbiton Tokën në një lartësi prej rreth 250 miljesh (rreth 400 kilometrash), duke kryer 16 xhiro rreth planetit çdo ditë dhe duke udhëtuar me një shpejtësi prej rreth 17,500 miljesh në orë.

Image

Comments are closed.