Kanë arritur në Hagë pranë Qendrës së Paraburgimit ku po mbahet ish-Presidenti Hashim Thaçi, dy vëllezërit e tij. Pranë objektit ku vet Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë pritet t’i drejtohen trupit gjykues këtë javë, për herë të fundit për këtë proces, është duke u shfaqur interesim i jashtëzakonshëm, qysh në orët e hershme të kësaj të hëne.
Gjatë ditës pritet fjala përfundimtare e mbrojtjes së Jakup Krasniqit. Ndërkohë vet krerët e UÇK-së pritet t’i drejtohen gjyqtarëve, nga dita e mërkurë.



Comments are closed.