Le Pen: “Nëse zgjidhem presidente Franca referendum për daljen nga BE-ja”
Liderja e partisë së ekstremit të djathtë francez, Frontit Kombëtar, Marine Le Pen rikonfirmoi sot idenë e organizimit të një referendumi për daljen e Francës nga Bashkimin Evropian nëse zgjidhet presidente në 2017.
“Britanikët bënë zgjedhjen e tyre duke vendosur pro daljes nga Bashkimi Evropian. Ata bënë zgjedhjen e pavarësisë. Ky referendum për qëndrimin ose jo në Bashkimin Evropian do ta organizoj gjithashtu në Francë, pasi ju zotëroni të drejtën e fjalës së lirë”, u shpreh liderja e Frontit Kombëtar, gjatë një fjalimi në Brachay (lindje).
“Po miqtë e mi është e mundur të ndryshohen kurset e politikës. Populli mund të vendosë për një drejtim të ri, ndërsa udhëhiqemi nga fryma e lirisë. Francezë duhet të personifikohemi sërish si një popull i lirë, krenar, i pavarur duke i kthyer Francës pozicionin e vërtetë në botë.
“Kjo madhështi është një objektiv që duhet të ngulisim të gjithë në memorie për shtetin tonë me një histori të ndritur dhe krenare”, theksoi eurodeputetja e cila në mënyrë të përsëritur ka shfaqur vullnetin për organizimin e një referendumi kundër BE-së totalitare