Xhamia në Kamenicë, cak i hajnave, vidhen paratë në kasafortë

470

Një rast i vjedhjes është raportuar në fshatin Shipashnicë e Poshtme, në komunën e Kamenicës.

Sipas raporit policor, më 6 prill, ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar zyrtarët policorë se përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur një person që kishte hyrë brenda objektit të xhamisë.

I dyshuari dyshohet se me forcë ka thyer kasafortën, nga e cila ka marrë rreth 300 euro para të gatshme në monedha metalike.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Comments