Flick para ndeshjes së Champions League: Kjo ndeshje do të jetë krejtësisht ndryshe
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur besimin se skuadra e tij do të shfaqë një paraqitje krejtësisht ndryshe në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid.
E vërteta është se nuk jam i sigurt, por kam ndjesinë se kjo ndeshje do të jetë krejtësisht ndryshe, sepse atmosfera në stadium do të jetë krejt tjetër. Tifozët e dinë se çfarë po ndodh dhe çfarë kërkohet”, u shpreh Flick.
Ndërkohë, ai theksoi se Barcelona duhet të gjejë një ekuilibër të duhur mes mbrojtjes dhe sulmit, për të mundur një Atletico Madrid të fortë.
“Do të përballemi me një Atletico të fortë, që ka lojtarë të shkëlqyer në sulm. Na duhet një mbrojtje shumë stabile, por njëkohësisht duhet të jemi të guximshëm në sulm”, tha ai, duke e lidhur këtë me dallimin që bëri ndeshja e parë mes dy ekipeve.
Në fund të konferencës, trajneri gjerman shprehu bindjen se ndeshja e kthimit mund të marrë një drejtim krejt tjetër.


Comments are closed.