”Mbylle gojën”!/ Neymar përplaset me një tifoz të Santosit

69

Neymar është përplasur mbrëm me një tifoz të Santosit.

Sulmuesi brazilian nuk arriti t’i kontrollonte nervat, pas barazimit 1-1 me skuadrën e Recoleta, në ndeshjen e Copa Libertadores, shkruan IndeksOnline.

Ishte pikërisht Neymari, ai i cili shënoi golin e vetëm për Santosin, por pas ndeshjes u përplas me një tifoz i skuadrës së tij.

Sipas një video virale në rrjetet sociale, degjohet se tifozi i drejtohet Neymarit me fjalët: ”Duhet të ishe stërvitur më shumë. Je i shëndoshë, d***r!”.

Më pastaj braziliani ia ktheu: “A duhet të bëj gjithçka? Mbylle gojën! Jam i llastuar? Po jap jetën time këtu! Trego pak respekt”! dëgjohet duke ia kthyer Neymarit./IndeksOnline/

Comments