Lushaku-Sadriu: S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së

107

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka mohuar raportimet për një marrëveshje ndërmjet kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Lushaku-Sadriu theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje apo diskutim rreth presidentit, dhe këto pretendime nuk kanë asnjë bazë.

“LDK mbetet konsistente në qëndrimet e saj dhe e fokusuar në interesin shtetëror dhe stabilitetin institucional”, tha Lushaku-Sadriu, transmeton klankosova.

Për presidentin, deputetja tha se LDK-ja do të veprojë në përputhje me parimet e saj të deritanishme, duke u udhëhequr nga kushtetutshmëria, stabiliteti institucional dhe interesi i qytetarëve të vendit.

Comments