“Prindërit më mësuan se fjala e burrit mbahet gjithmonë”/ Yamal reagon pas disfatës në Champions

151

Lamine Yamal u ka dërguar mesazh tifozëve të Barcelonës, pas diskualifikimit nga Champions League.

Ndonëse mbrëmë patën epërsi prej 1:2 në “Metropolitano”, disfata që “Katalunasit” pësuan një javë më parë në “Camp Nou” prej 0:2 e ndërpreu rrugëtimin në Champions, shkruan IndeksOnline.

Yamal, ylli i ekipit nga Katalunia, është shprehur se ekipi ka dhënë gjithçka, por që nuk ishte e mjaftueshme.

“Ne dhamë gjithçka, por nuk mjaftoi. Kjo është vetëm një pjesë e udhëtimit: për të arritur majën duhet të ngjitesh dhe nuk do të jetë e lehtë, as ata nuk do ta bëjnë të lehtë për ne.

Por mos harroni se të dorëzohesh nuk është një opsion..

Kemi më shumë se arsye të mjaftueshme për të besuar, do t’i ndjekim me gjithçka që kemi pasi çdo gabim është një mësim, mos dyshoni se do të mësojmë nga secili.

Ne jemi Barça dhe do të kthehemi aty ku i përkasim. Prindërit e mi më mësuan se fjala e një burri mbahet gjithmonë… dhe ne do ta sjellim Ligën e Kampionëve këtu, mos harroni fjalët e mia sot. Gjithmonë Barça” u shpreh ai.

Comments