Skandal në Tetovë: I dyshuari tenton të rrëmbejë të miturën, e dërgon në zonë malore dhe e ngacmon fizikisht

136

Një rast i rëndë është denoncuar më 15 prill 2026 në SPB Tetovë, ku një 22-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka raportuar shqetësim dhe sulm ndaj motrës së saj të mitur.

Sipas denoncimit, i dyshuari me inicialet H.I., gjithashtu nga rrethina e Tetovës, fillimisht e ka nxitur të miturën të hipë në automjetin e tij. Më pas, ai e ka dërguar në një zonë malore në afërsi të Tetovës, ku dyshohet se e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme në trup.

Rasti nuk përfundon me kaq. Sipas të njëjtit burim, në një tjetër incident në një park në Tetovë, i dyshuari ka tentuar që me forcë ta fusë sërish të miturën në automjetin e tij, por është penguar nga ndërhyrja e shokëve të saj.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Comments