PDK kërkon t’i propozojë të dy emrat për president “sepse nuk i besojmë Kurtit”, thotë Gruda

104

Se pse PDK kërkn që në propozimet e veta për president t’i ketë të dy emrat, “është se nuk i besojmë Albin Kurtit”, tha deputeti Përparim Gruda mbrëmë në Rubikon.

Gruda tha se po qe se PDK do të propozonte vetëm një emër, dhe Vetëvendosja një tjetër, atëherë “dihet kush i ka votat.”

“E vërteta është kjo. Pse i duam dy emra? I duam sepse nuk i besojmë Albin Kurtit. Se nëse një e propozojmë ne, Vetëvendosje një tjetër, Albin Kurti në votim të fshehtë mund të ju thotë deputetëve të vet, votone kandidatin tonë.”, ka thënë Gruda.

Gruda referuar faktit që Kurti s’po i përgjigjet kërkesës që në thirrjet për takime me Bedri Hamzën ta konkretizojë në një letër formale, kjo tregon që “nuk po don me procesin serioz.”

Comments