Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë – kërkohej për falsifikim parash

113

Një shtetas kosovar i kërkuar ndërkombëtarisht është ekstraduar sot nga Zvicra në Kosovë, pas bashkëpunimit mes autoriteteve të dy vendeve.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për Tamer Koro, i cili kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Falsifikim i parave”.

Sipas informatave, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it, pasi kishte arritur t’i shmangej drejtësisë.

Ekstradimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë.

Operacioni është kryer në përputhje me ligjet në fuqi dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet zvicerane.

Pas mbërritjes në Kosovë, i njëjti i është dorëzuar njësive përkatëse të policisë për vazhdimin e procedurave ligjore.

Comments