Janevska: Kemi një fluks emigrantësh, njerëzit kanë filluar të kthehen në Maqedoni

122

Sipas statistikave, tashmë kemi një fluks emigrantësh, nuk është i madh, por njerëzit kanë filluar të kthehen në Maqedoni. Kjo është rezultat i politikave që po zbaton kjo Qeveri – deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

E pyetur për koment mbi të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës lidhur me uljen e numrit të nxënësve të shkollave fillore në vend, Janevska, nga ngjarje për fillimin e zgjerimit të klasave në një shkollë fillore në Gjorçe Petrov, u përgjigj se situata po ndryshon.

Siç tha ajo, edhe kur nuk ishin në pushtet, ata vazhdimisht kanë tërhequr vëmendjen për uljen e ndjeshme të numrit të fëmijëve të lindur në Maqedoni dhe se, ndryshe nga qeveria e mëparshme që nuk ndërmori asgjë, qeveria aktuale po ndërmerr masa për ta përmirësuar këtë situatë.

“Dua t’ju kujtoj se shumë herë i jemi drejtuar qeverisë së mëparshme kur ata vendosnin këpucë para Qeverisë, ndërsa nuk ndërmerrnin asgjë për shtatë vite, se kjo nuk ishte zgjidhja e duhur, se duhej bërë diçka. Ja, ne po e bëjmë këtë. Këtu ka 600 fëmijë dhe është e domosdoshme nevoja për mësim me një ndërrim. Dhe kudo ku do të ketë numër të mjaftueshëm fëmijësh, do t’u mundësojmë mësim me një ndërrim. Shtesë, për ata për të cilët vendosnin këpucë për t’i kthyer, nuk bënë asgjë, por ne, siç mund ta shihni në statistika, tashmë kemi një fluks emigrantësh. Nuk është i madh, por njerëzit kanë filluar të kthehen në Maqedoni. Kjo është rezultat i politikave që po zbaton kjo Qeveri,” tha Janevska.

Shtoi se përveç zgjerimit të kapaciteteve në shkollat në Gjorçe Petrov, do të ndërtohet dhe zgjerohet edhe në komuna të tjera ku ka nevojë, por se kjo është një proces dhe për ndryshimet nevojitet kohë.

“Është e nevojshme të ndërtohet shkollë në Aerodrom, është e nevojshme të ndërtohet shkollë në Çair. Pra, situata po ndryshon. Kjo është një proces dhe nuk mund të ndryshojë nga sot në nesër, por ajo që kemi thënë se do ta bëjmë për t’i mbajtur të rinjtë dhe për t’u ofruar kushte në të cilat ata do të dëshironin të qëndrojnë, ne po e bëjmë. Përfshirë edhe me ligjin për arsimin e lartë – që të qëndrojnë në këtë vend, të studiojnë dhe të mësojnë në këtë vend, të punësohen në këtë treg pune, e jo të kërkojnë fatin diku jashtë vendit”, shtoi ministrja.

Comments