Dërgimi i FSK-së në Gaza, ministri Maqedonci: Jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve

149

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar për Associated Press se Kosova po planifikon dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një forcë ndërkombëtare në Gaza.

Ai tha se Kosova po kalon nga një vend konsumues i sigurisë në një vend ofrues të sigurisë, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për ushtrinë e saj.

Sipas tij, kontingjenti do të përfshijë disa dhjetëra pjesëtarë, përfshirë njësitë e çminimit, të cilët do të angazhohen në mbështetje humanitare dhe detyra sigurie sipas mandatit të forcës.

Maqedonci shtoi se SHBA ka ndihmuar në përgatitjet teknike, përfshirë logjistikën dhe procedurat e nevojshme, ndërsa procesi është në fazën përfundimtare.

Comments