Ekskluzive: PAN ia ndanë minoriteteve postet ministrore, mësohen emrat e tyre!

286

Koalicioni PDK-AAK dhe Nisma tani më ka vendosur për ndarjen e posteve ministrore për komunitetet joserbe.

Indeksonline ka mësuar emrat e personave që do të jenë pjesë e qeverisë “Haradinaj”.

Ministër pa portofol edhe kësaj radhe do të jetë Rasim Demiri. Ndërsa për to pritet të ndahen edhe dy zëvendës ministra.

Zv/ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Usmen Baldzi nga koalicioni “VAKAT”.

Gjashtë plus i ka propozuar PAN-it që të kenë edhe një post tjetër.

Mësohet se ish-deputeti Qerim Bajrami të ketë një post të zv/ministrit, derisa PDK-AAK dhe Nisma është duke shqyrtuar këtë kërkesë. /Indeksonline/

Comments