Derbi shqiptar në Zvicër ndahet në ‘paqe’

393

Ka përfunduar në barazim takimi i sotëm në kampionatin zviceran mes Sion dhe Baselit. Shqiptarët e të dyja skuadrave Kukeli dhe Lenjani për Sionin dhe Taulant Xhaka për Baselin, e nisën këtë takim që nga minuta e parë.

Xhaka nuk mundi të jetë deri në fundin e ndeshjes pasi pas një ndëshkimi me karton të verdhë është zëvendësuar në minutën e 73-të nga trajneri.

Pas përfundimit të javës së 6-të, skuadra e Tramezzanit mban vendin e 7-të me 8 pikë dhe Basel në vendin e 3-të me 11 pikë.

Comments are closed.