Flet drejtori sportiv i Barcelonës. Ja çfarë thotë për Neymar dhe Coutinho-n

297

Neymar është transferuar gjatë verës te skuadra franceze e PSG-së.

Megjithëse kishte spekulime rreth largimit prej Barcelonës, zyrtarët e klubit nuk i kishin marrë seriozisht shkrimet e medieve.

Kështu së paku thotë drejtori sportiv i katalonasve Soler, i cili pohon se kur puna ishte kryer, Neymar na komunikoi largimin prej ekipit.

“Ne e morëm vesh që Neymar donte të largohej vetëm kur na e komunikoi personalisht. Spekulimet nisën në korrik. Unë dhe presidenti nuk morëm asnjë mesazh paraprak. Ajo që është publikuar në shtyp nuk është e saktë”, shtoi Soler.

Ai gjithashtu pohoi se arsyeja e dështimit të blerjes së Philippe Coutinhos ishte prej shkak të shumës 200 milionë euro që kishte kërkuar për skuadra e Liverpoolit.

Comments