VIDEO/ Përleshje e plagosje mes këngëtarëve në Prishtinë. Mes tyre dhe Noizy


Një përleshje e madhe ndërmjet disa këngëtarëve sapo ka ndodhur në Prishtinë, një një hotel privat.
Burime të Koha.net marrin vesh se në përleshje është një i plagosur me armë zjarri.
Policia ka ndërhyrë dhe këtë rast ka arrestuar tre persona. Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe urgjenca cila të plagosurin e ka dërguar në QKUK.
Mendohet se përleshja ka shpërthyer pas një mosmarrëveshje ndërmjet reperëve. Në vendin e ngjarjes thuhet të jetë parë edhe Noizy.