Ancelotti trajner i Guangzhou, së shpejti vjen zyrtarizimi

310
fresco

Trajneri italian do ta vazhdojë karrierën në kampionatin kinez.

Pas largimit nga Bayern Munichu, Carlo Ancelotti do ta lërë Evropën për vazhduar karrierën në Azi.

Sipas mediave kineze, ai tashmë ka arritur marrëveshje me kampionët e Kinës, Guangzhou Evergrande dhe shumë shpejtë do të vijë zyrtarizimi, transmeton KosovaPress.

Ai do të bëhet trajneri i tretë italian që e drejton këtë skuadër, pas Marcello Lippit dhe Fabio Cannavaros.

Ancelotti do të trashëgojë një punë të shkëlqyer të brazilianit Luiz Felipe Scolari, i cili dha dorëheqjen dy javë para fundit, pasi siguroi titullin e tretë radhazi në kampionatin kinez.

Comments