Kandidati i PDSH-së në Dollnen bën ftesë publike në mbështetje të kandidatit të BDI-së

214


Kandidati për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 15 tetorit nga rradhët e PDSH-së në komunën e Dollnenit, Eroll Abdiu përmes një ftese publike në facebook, bën thirrje tek të gjithë aktivistët dhe përkrahësit e tij që më 29 tetor të mbështesin masovikisht kandidatin shqiptarë dhe atë të BDI-së në komunën e Dollnenit, Xhemil Qamilin.

“Ftoj aktivistët e PDSH-së si dhe përkrahësit e mi që ditën e dielë të dalin masovikisht në votime dhe të përkrahin opcionin shqiptarë, konkretisht kandidatin Xhemil Qamili”, shkruan kështu Abdiu në facebook-un e tij.

Vlenë të theksohet se në këtë komunë në rrethin e dytë gara për kreun e komunës zhvillohet gjithmonë mes një kandidati shqiptarë dhe maqedonas, ndërkohë që banorët shqiptarë të komunës mbështesin kandidatin e partive shqiptare.

Comments