A e dini se vëllai i vogël i Taulant e Granit Xhakës luan për Prishtinën? (FOTO)

562

Taulant e Granit Xhaka, janë në mesin e shqiptarëve më të famshëm, pasi përveç se luajnë futboll për dy kombëtare, njëri për Shqipërinë e tjetri për Zvicrën, janë pjesë e dy klubeve të famshme evropiane. Por, ata kanë edhe një vëlla, që është pjesë e një kombëtareje, që është ajo e Kosovës, dhe luan për klubin Prishtina, i cili sivjet merr pjesë në garat evropiane të Europa Ligue.

Agon Xhaka, është vëllai i vogël i Xhakajve të famshëm, dhe për dallim nga dy vëllezërit e tij, ai luan në futbollin e varfër kosovar, për klubin e kryeqytetit, Prishtina, shkruan gazetametro.net.

Agon Xhaka, 19 vjeçar, aktualisht luan në kampionatin e Kosovës, dhe së fundi me ekipin e tij Prishtinën, ka fituar Kupën e Kosovës, në ndeshjen ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

Familja Xhakaj jeton në Zvicër, ndërsa janë me origjinë nga Podujeva. Agoni edhe pse jeton në Kosovë, shpesh viziton dhe vizitohet nga familjarët e tij.

Ai shihet në shumë foto bashkë me dy vëllezërit e tij.

Comments are closed.