A është bota në një konflikt ?!

Kemi jetuar mes gjerave të trishta.Mes luftërave, vrasjeve masive, pasigurisë.Kemi jetuar mes gjërave ekstreme, frikës që më vonë nuk e kemi njohur, bashkë me të keqen më të cilën jemi mësuar.Më shumë se gjysmën e jetës e kemi kaluar midis frikës, dëshpërimit, dhe ankthit.Kemi jetuar mes varfërisë ekstreme, shtypjes, ëndrrës për territore.Kemi jetuar në Ballkan ku janë thurrur mijëra histori sa të vërteta po aq edhe fallso, heronj pafund.Kemi jetuar në një vend mallkimi ku kemi vrarë ëndrrën e njëri-tjetrit.Jemi akoma në këtë vend të zjarrtë ku konfliktet nuk marrin fund asnjëherë.Janë si vullkanet të cilat ti mendon se janë shuar ndërsa ata shfaqen.
Tani jetojmë me një frikë tjetër.Vendet e ëndrrave të fëmijërisë sonë, ato vende ku i krahasonim me parajsën, nuk janë më të sigurta.Tani edhe vendet që i konsideronim më të sigurta, edhe ato po përgjaken secilën ditë.Endrra për Kullën e Ajfelit , për t’a parë nga afër nuk është më e njejtë me atë të fëijërisë sonë .As Bavaria që e kishim në mendjet tona si vendi më i sigurtë , s’është më kështu.Vrasje kudo, kindapime, vdekje të përditshme në rrethana të ndryshme n’a bën të ndjejmë dhe mendojmë nëse është bota tashmë në një konflikt të ri.Dhe c’mund të jetë ndryshe një konflikt përvec i një formë tjetër.Vendet që i ëndërronim të jetonim , edhe ata nuk janë më të sigurta.Nuk dihet më e nesërmja cfarë sjellë atje.Nuk dihet më cili njeri i pafajshëm pret rradhën e ekzekutimit .Bota është bërë e pasigurtë për të jetuar.Në horizont është shfaqur terrori që jeton në mendjet e secilit nga ne.