A jeni gati? Seven Saraqi paralajmëron diçka të re [Video]

Reperi i famshëm, Seven Saraqi është gati për projekte të reja.
Ai po vazhdon të punojë fuqishëm në këngë të reja që pritet t’i sjellë në muajt në vijim, shkruan lajmi net.
Me anë të një video të publikuar në Instagram, ai paralajmëron fansat të bëhen gati gjatë këtij viti, pasi gjëra të mëdha po vijnë.

“Ku je” dhe “Pa ty”, janë dy projektet e fundit të Sevenit që u pritën mirë nga publiku, me ç’rast kanë marrë qindra e mijëra klikime.
Deri në lansimin e këngëve të reja, shijojeni këto të fundit të artistit Saraqi. /Lajmi.net/