A mund ta “ngjallë” Gjykata Kushtetuese amnistinë e Ivanovit?!

252
fresco

midle

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ditën e mërkurë në mbledhjen e saj të fundit do të diskutojë për vendimin e fundit të Presidentit Ivanov për falje. Kjo mbledhje do të jetë e fundit para se të shpërbëhet Parlamenti i Maqedonisë, mirëpo në këtë mbledhje nuk do të debatohet iniciativa për të vlerësuar kushtetutshmërinë e PSP-së.

Ditën e mërkurë gjykatësit e Gjyqit Kushtetues do të diskutojnë për abolimin e Presidentit Ivanov, respektivisht për vendimin e tij i cili vendosi që të falë 56 politikan, funksionarë dhe bashkëpunëtor të tij. Ky abolim u shfuqizua, mirëpo gjykatësit kushtetues duhet ta konstatojnë. Megjithatë ekspertët juridikë janë në dilemë se çka do të ndodhë në rast se Gjykata Kushtetuese vlerëson se ai vendim nuk ka qenë antikushtetues

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vendim që nuk mund të kontestohet në instancë më të lartë. Prandaj nëse Kushtetuesja vlerëson se abolimi i Ivanovit nuk ka qenë antikushtetues, atëherë formalisht vendimi kthehet në fuqi. Situatë të re që nuk e sqaron sa duhet ligji e kushtetuta është fakti se Ivanov e ka tërhequr në ndërkohë vendimin e tij. Ndoshta edhe ky është qëllimi i lojës së pushtetit, që të krijohet situatë të cilën secili do të mundet ta interpretojë siç i konvenon”, deklaroi për Gazetën Lajm juristi Kadri Osmani.
Nga ana tjetër,  assesi në rend dite në Gjykatën Kushtetuese nuk diskutohet për kushtetutshmërinë e PSP.

Nëse Gjykata Kushtetuese deri më 12 tetor nuk deklarohet për PSP-në, atëherë partitë nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos nuk mund ta rikthejnë në funksion Prokurorinë Speciale, pasi atëherë Parlamenti do të jetë i shpërbërë.

Comments