A pyet dikush për t’a?!

744
fresco

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300

midle

Urim SALIHU
Vetëm tre ditë dhe pastaj harresa e shtrin pushtetin.Në memoriet e njerëzve dhe politikës fshihet gjithcka sikur nuk ka ndodhur kurrë ose janë tragjedi a ngjarje të largëta.

Ndodhi vrasja e Abdylselam Eminit dhe shumë të tjerë që u rrahën deri në vdekje, por a pyet dikush për t’a?.
Ndodhën ngjarjet e Gostivarit, shumë u rrahën dhe disa u vranë, por a pyet dikush për t’a?
Ndodhi Bit Pazari por a pyet dikush për të?
Ndodhi Ladorishta, por a pyet dikush për të?
Ndodhi konflikti, shumë ushtarë u vranë dhe shumë nuk kanë të rregulluar akoma një status të tyre, por a pyet dikush për t’a?
Ndodhi Brodeci, shumë njerëz aty u vranë dhe shumë të tjerë akoma dergjen nëpër burgje nën torturën e vazhdueshme, serike, por a pyet dikush për t’a?
Ndodhi Smilkovci, shumë u vranë dhe po aq e pësuan por a pyet dikush për t’a?
Ndodhi Kumanova, shumë u vranë, shumë po kalben nëpër burgje, po a pyet dikush për t’a?
Ndodhi vrasja makabre e Almirit 4 vjec, por a pyet dikush për të?
Ndodhën përmbytjet në Hasanbeg.Harresa po zbret ngadalë ndërsa kujtesa po fshin edhe atë tragjedi pa pyetur askush për ta si do hyjnë në këtë dimër të ftohtë dilemash, varfërie, pa strehim,pa asgjë, por a pyet dikush për t’a.Sa e sa ngjarje të trishta i gëlltiti harresa kolektive.
Dhe këta shpëtimtarë të politikës sonë që na torturojnë gati tre decenie dhe ata të etshëm për pushtet që duan të vijnë, mendjen e kanë te 11 dhjetori.Kjo u intereson atyre dhe jo tragjeditë e heshtura shqiptare që në kujtesën e njerëzve janë vetëm tre ditë dhe pastaj cdo gjë e varros harresa.

Comments