Falë EULEX’it fuqizuam institucionet e drejtësisë

379

thaci shefja e eULEX

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me shefen e re të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e mirë të institucioneve të Kosovës me EULEX-in, për shtimin e kapaciteteve të reja dhe për sfidat e institucioneve të drejtësisë.

“Bashkëpunimi me institucionet dhe puna e mirë e EULEX-it kanë bërë që deri më tani ky mision të ketë shumë suksese në Kosovë. Falë mbështetjes së EULEX-it edhe institucionet tona të drejtësisë janë fuqizuar dhe kanë rritur kapacitetet e tyre të punës. Kosova ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në konsolidimin e sundimit të së drejtës”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, shefja e re e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, tha se EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe brenda përgjegjësive që ka gjithnjë do t’i mbështes ato.

Comments