AAK dhe NISMA: Po humbet shumë kohë duke u marrë me demarkacionin

338

“Jemi bashkë për të ngritur çeshtje tjera përveç demarkaciinit e asociacionit. Po humbet shumë kohë vetëm me këto dy tema” 

Në një konferencë të përbashkët të mbajtur AAK dhe NISMA,  u tha se këto dy parti janë bashkuar për të ngritur çështje tjera përveç demarkacionit e asociacionit. Sipas tyre po humbet shumë kohë vetëm në këto dy tema.

Sips liderit të AAK-ës, Ramush Haradinaj dhe liderit të NISMA-s, Fatmir Limaj, ndër pikat që duhet të diskutohen është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas tyre lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të prodhojë rezultate e jo deklarata.

Ata kërkuan që Ligji për Trepçën të garantojë pronësi absolute të Kosovës mbi të gjitha pasuritë e saj.

“Të ndodh zhvillimi ekonomik, të reaktivizohen potencialet nëntokësore dhe tu haper rrugë investimeve të huaja” është kërkesa tjetër e AAK-së dhe Nismës.

Kërkesa tjetër e tyre është që: Urgjentisht të ndërpritet ky format i bisedimeve me Serbinë./21Media

Comments